http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat operacionale të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Shkodrës, arrestuan tre persona, si dhe sekuestruan drogë dhe një arsenal armësh. Në përfundim të operacionit të koduar ?Drishti? ranë në pranga Vladimir Papaj, 29 vjeç Hilmi Uriçi, 31 vjeç dhe Sabri Ara, 55 vjeç që të gjithë banues në Shkodër, të cilëve iu sekuestruan 30 kg marijuanë, 4 armë zjarri automatikë, një pistoletë, një jelek antiplumb si dhe sasi municioni luftarak. Burime pranë uniformave blu thanë se ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e ?prodhimit e shitje të narkotikëve në bashkëpunim?, ?kultivim të bimëve narkotike?, ?trafikim të armëve dhe municionit në bashkëpunim?, si dhe ?prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta?. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia sekuestroi dhe një automjet ?Jeep? me targa të Shkodrës pa dokumente; 3 telefona celularë kartëmonedha të prerjeve të ndryshme si dhe fishekë e armë të ftohta.