Plani i qeverisë deri në vitin 2018 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria parashikon që gjatë viteve në vijim të rritë pagat dhe pensionet. Në planin buxhetor afatmesëm 2016-2018, të miratuar në një mbledhje të saj, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ndjekë një politikë për rritjen e pensioneve me 2.8% çdo vit. Kështu, dokumenti i miratuar parashikon që pas disa vitesh pensioni të jetë sa 75% e pagës minimale, ose thënë më thjesht mbi 165 mijë lek të vjetra. Po ashtu, ndryshe edhe nga deklaratat që ka patur deri tani, qeveria synon të ndjekë edhe një politikë të re pagash. Ajo parashikon që çdo vit të verë në dispozicion një fond prej 15 milion dollarësh për rritjen e tyre. Ata që mbeten të zhgënjyer nga ky plan i qeverisë janë ish-pronarët. Edhe pse me anë të ligjit të ri që po diskuton me grupet e interesit për shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj tyre me një fond prej 50 milion dollarësh çdo vit, dokumenti i miratuar në qeveri në datën 22 korrik shprehet se qartë se për vitin 2016, 2017, dhe 2018 buxheti do të japë vetëm 14 milion për kompensimin në vlerë të tyre. Plani parashikon rritje të fondeve për arsimin e lartë me 30 milion dollarë çdo vit e po kështu edhe fondet për shëndetësinë do të rriten. Qeveria parashikon që rritjen ekonomike këtë vit ta ketë në nivelin 3%, edhe pse Banka Qendrore deklaroi para një muaji që pritshmëritë të jenë më të ulëta. Deri në 2018-ën synimi është që ekonomia të rritet me 4.5%.

Share This Video


Download

  
Report form