Atentati i dështuar në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë nga arrestimi i dy të rinjve të dyshuar se po përgatisnin një atentat me bombë të telekomanduar, polica dyshon se në mes është një borxh i pashlyer. Burime pranë uniformave blu, thanë se porositësit identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, kishin kontraktuar Shorjan dhe të fejuarën e tij, për zbatimin e planit dhe vrasjen e një emigranti. Nga ana tjetër, hetuesit kanë mësuar se Julian Shorja do të përdorte të fejuarën e tij për të futur në kurth emigrantin duke e joshur atë. Policia bëri me dije se ndaj emigrantit ishte bërë dhe një atentat tjetër me armë, por që i kishte shpëtuar fatmirësisht në Bari të Italisë. Policia e Tiranës, e cila ka shpallur në kërkim dhe dy porositësit, nuk ka dhënë detaje të tjera mbi identitetin e emigrantit, kjo për të parandaluar një hakmarrje të mundshme.

Share This Video


Download

  
Report form