NOBELISTI: EURO ka deshtuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi për të krijuar një monedhë të vetme si euroja e cila nuk mbështetet nga një institucion i cili të funksionojë si një i tërë por e çon eurozonën drejt dështimit. Kështu është shprehur fituesi i çmimit Nobel për ekonomi Xhozef Stiglitz në librin e tij me titull ?Euro: si monedha e përbashkët po kërcënon të ardhmen e Europes?. Sipas Stigliz pasojat që po ndihen sot e kanë gjenezën e tyre që te konceptimi i saj. Eurozona vazhdimisht përshkruhet si një martesë e keqe. Nje martesë e tillë përfshin dy njerëz të cilët nuk duhet të ishin bashkë dhe të betoheshin para njëri tjetrit. Euro është shumë e komplikuar se kaq: është një bashkim i 19 vendeve të ndryshme të cilët janë të lidhur me njëri tjetrin. Shenja e mirëfunksionimit të një ekonomie është rritje e shpejtë e saj, numri i ulët i papunësisë dhe benefite te tjera të cilat ndahen mes të gjithë vendeve. Por ajo që po ndodh në Europën e sotme është e kundërta. Nga njera ane kemi nje vend te vogel ne reçension dhe nga ana tjeter jane shtetet te tjera qe funksionojne shume mire. Në botimin e tij, i cili publikohet javën e ardhshme, profesori i ekonomisë në Universitetin e Kolumbias dhe ish Zv.Presidenti i Bankës Botërore, Stiglitz shkruan se Euro ka dështuar në dy qëllimet e saj thelbësore, prosperitetin dhe integrimin politik, që ka rritur ndjeshëm mosbesimin dhe zemërimin mes vendeve anëtare. Në këtë liberë Stiglitz propozon se e ndodhur përballë kësaj krize dhe për të shmangur mundësine e kapitullimit të monedhës, eurozona duhet të shohë mundësinë për të aplikuar ?euron fleksibel?, ku çdo vend anëtar të përdorë kursin e tij te kembimit. Kjo do të ndihmonte vecanerisht vendet europiane te eksportonim me shume dhe te importonin me pak, si dhe te ulej papunesia.

Share This Video


Download

  
Report form