http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kreditorët ndërkombëtar kanë miratuar kërkesën zyrtare të Greqisë drejtuar Eurozonës e FMN-së, në Athinë zbarkon trojka e ekspertëve të huaj. Ky grup përbëhet nga eksperte të Bankës Qendrore Evropiane e FMN-së. Ato do të mbajnë takime me një grup pune në Athinë, të ngritur nga ministri i ri i financave Euklid Tsakalotos. Para mbajtjes së kësaj tryeze, trojka e BE-së ka kërkuar akses në të dhënat ekonomike veçanërisht në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave, kërkesë kjo që është miratuar paraprakisht. Këto takime zhvillohen para bisedimeve që delegacioni grek do të nis me ministrat e Eurozonës ne muajin gusht, për të finalizuar borxhin prej 86 miliardë eurosh për Athinën. Kreditorët ndërkombëtar, insistojnë që gjatë këtij muaji të kalojë për miratim në parlamentin grek dhe paketa e tretë dhe më e vështirë e reformave, që parashikon reduktimin e pensioneve suplementare dhe rritja e disa taksave.