http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimi ka goditur serish kryeqytetin ndërsa, viktime e tij ka mbetur një 26-vjeçar me origjine nga Miloti. Ngjarja e rende është shënuar rreth orës 14:30 ne rrugën Hoxha Tahsim ku Xhevahir Shabani, ka mbetur i plagosur rende, pasi është qëlluar brenda mjetit te tij, nga një person i paidentifikuar qe po udhëtonte me një motor pa targa. Mendohet se autori ka lëshuar dy plumba nga arma e tij ku njeri e ka kapur ne trup 26-vjeçarin. Të shtënat kanë krijuar panik mes kalimtarëve, të cilët ishin të shumtë në ato momente pasi vendi ku ndodhi atentati ka mjaft lëvizje, dhe është tepër i mbipopulluar ne atë ore te ditës. Fatmirësisht, plumbat nuk i kanë marrë jetën të riut nga Miloti. Ai u dërgua ne spitalin e Traumës dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Policia ka ngritur postblloqe per kapjen e te riut, i cili është larguar me shpejtësi.Nga te dhënat e para, dyshohet se autori është nje i ri rreth 20 vjeç, i cili lëvizte me një motor pa targa. Policia po heton disa pista ne lidhje me ngjarjen, njëra prej te cilave është nje konflikt i çastit apo edhe e kaluara e Shabanit, i cili mësohet se është emigrant ne Itali, dhe kishte pak dite qe kishte mbërritur ne Shqipëri.