“Eulex” nen hetim per korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë votash rezolutën e Vetëvendosjes për hetimin e misionit Eulex, i akuzuar për aferra korruptive. Rezoluta është miratuar me 23 vota pro dhe 17 kunder nga 63 deputetë të pranishëm në sallë. Ky dokument përmban katër pika kryesore. Ai fton presidenten Jahjaga ti kërkojë komisioneres për punë të jashmte të Unionit, Federika Mongerini, nisjen e hetimit institucional për cdo rast të bërë publik për punonjësit e Eulexit. Një tjetër pikë e rëndësishme është dhe raportimi i jashtëzakonshëm në kuvend i kreut të këshillit gjyqësor dhe ai i kishillit të prokurorisë në kosovë për të raportuar për ecurine e hetimeve rreth këtyre cështjeve. Rezoluta e Vetëvendosjes vjen pas publikimit të raportit konfidencial të eulexit në të cilin ngrihen dyshime për lidhjet mes politikanëce dhe zyrtarëve të misionit të BE-së në Kosovë. Në këtë dokument përmenden emrat e ish shefave te Eulex-it Bernd Boshard e Ksavier De Marnak, ish kryeministrit Thaci por dhe Kryetarit aktual te Kuvendit, Kadri Veseli.

Share This Video


Download

  
Report form