Ish-zyrtarët e burgjeve nën hetim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani paditet ne prokurori se bashku me dy ish-vartësit e tij. Sipas policisë, procedimi ka nisur ne gjendje te lire, per te tre ish-funksionaret, pasi dyshohen të jene përfshirë në skandalin e Drejtorisë se Burgjeve ne Shkodër, duke emëruar 20 punonjës te rinj.Policia sqaron se janë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, pasi janë premtuar vende pune ose favorizime në kundërshtim me ligjin. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Kopani dhe drejtori i personelit, kane përdorur vulën e institucionit dhe me pas kane falsifikuar një shkrese, ku flitej për punësime në burgun e Shkodrës, qe ende nuk është hapur.Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka urdhëruar nisjen e verifikimeve edhe për disa drejtues hipotekash të LSI, pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se ata po abuzojnë me punën. Ministria i referohet bllokimit të hipotekës për mijëra banorë te bashkisë Vorë, të cilët i siguron se nëse konstatohen shkelje, do të merren masa të menjëhershme.Edhe Ministria e Financave ka çuar për hetim 36 punonjës të administratës fiskale. Ndaj tyre do të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar pasi nuk kanë justifikuar mungesat në punë.

Share This Video


Download

  
Report form