Festivali i Butrintit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse pushon ne bregun e jugut, mbrëmjet janë edhe me tërheqëse ne Butrint. Skena e Amfiteatrit mirëpret turistet me Festivalin e Veres. Janë 5 veprat më të mira të letërsisë antike qe ngjiten ne skene. Natën e parë e çeli ?Dekameroni? i Boccacios me regji te Diana Dobrevës. Në këtë teatër synohet ballafaqimi i kulturave artistike, prurje të cilat janë të ndryshme ne pikëpamje të çdo rajoni. Drejtuesi i festivalit Alfred Bualoti thotë se megjithëse mangësitë e këtij viti, tendenca e re lidhet me shfaqjet e do të dominojnë gjestet, muzika dhe kërcimi. Sonte është nata e ?Elektres? nga teatri ?Aleksandër Moisiu? i Durrësit e me pas Teatri i Komedisë së Shkupit, do të ngjisë në skenë, pjesën ?Lisystrata? nën regjinë e Natasha Poplavskës. ?Apologjia e Vërtetë e Sokratit? e interpretuar nga Mirush Kabashit do te mbylle festivalin e kësaj vere.

Share This Video


Download

  
Report form