http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skuadra e Skënderbeut pritet të luaje me disa ndryshime në formacion në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues të Champios League në transferte me irlandezo-verioret e Krusaders. Ka qenë vetë tekniku i korçareve Mirel Josa që e ka bërë të qartë se formacioni anti Krusaders për sfidën e së martës do të ketë dy-tre ndryshime themelore në repartin e mesfushës. Trajneri Josa konfirmoi rikthimin në formacion nga minuta e parë të Sabjen Lilajt dhe faktin që Nimaga do të jetë titullar. Një gjë e tille vështirë të thuhet për kapitenin Shkembi i cili vuan një problem ne kavilje dhe në rastin më të mirë mund ta nisë takimin nga stoli për të lënë hapësirë aktivizimi njeri prej Prognit ose Latifit. Në të njëjtën situata është edhe mbrojtësi Kristi Vangjel i dëmtuar në sfidën e parë në Korçë, e që vështirë se mund të rrezikohet me minuta të plota nga trajneri Josa. Në prapavijë do të rreshtohen Rada, Arapi, Abazi dhe Osmani. Në sulm konfirmuar dyshja me shumë eksperience Hristov dhe Salihi. Korçaret janë nisur këtë të diele drejt Parisit, ku të jenën në mëngjes do të duhet të paraqiten në dyert e ambasadës britanike për t?u pajisur me vize ?emergjence? pas të gjithë atij lëmshi që krijuan zyrtaret e klubi Skënderbeu të cilët për tu pajisur me viza kane trokitur në dyert e gabuara. Takimi i parë i turit të dytë eliminator të Champios League mes Skënderbeu dhe Crusaders përfundoi 4 me 1. Në rast kualifikimi në turin e tretë, skuadra korçare do të gjente një mes bullgareve të Ludogorets dhe moldaveve të Milsamit.