http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqetësimit te qytetareve se ne disa zona te vendit ka kufizime te energjisë elektrike, i ka dhënë përgjigje administratori i kompanisë. Ardian Çela tha se vera është periudhe remontesh, çka do te thotë qe kompania po merr masa për t?i paraprire sezonit te dimrit, kohe kur konsumi arrin ne piken maksimale. Këtë deklarate, kreu i kompanisë e beri teksa nisi investimet ne nënstacionin elektrik ne qendër te kryeqytetit. Por ky, nuk do te jete investimi i vetëm qe do te behet per Tiranën. Me mbështetjen e Bankës Botërore një nënstacioni i ri nëntokësor, do te ndërtohet ne kryeqytet. Kompania e shpërndarjes se energjisë është ne fazën e investimeve per përmirësimin e shërbimit ndaj abonentëve. Kjo faze pasoi atë te aksionit për mbledhjen e detyrimeve te prapambetura.