Analiza e zgjedhjeve lokale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si çdo proces zgjedhor ne Shqipëri edhe procesi i 21 qershorit u shoqërua me dy diskutime, se pari për fituesin dhe humbësin dhe se dyti për standardet e zgjedhjeve. Kjo e fundit zakonisht shoqëron debatin politik për muaj me radhe dhe sipas analisteve, disa standarde u arritën ne zgjedhjet per pushtetin vendor e te tjera jo. Analisti Preç Zogaj gjykon se këto zgjedhje u prishen dhe pasqyre per këtë është vota per anëtaret e këshillit bashkiak, ndërkohe qe Afrim Krasniqi gjykon se këto zgjedhje ishin me te mira se ato te mbajtura ne vitin 2013.Prec Zogaj: Këto jane zgjedhje te rrënuara për këshillat kështu qe une refuzoj te komentoj 1 milion vota ne ankand qe është nje turp dhe jam i bindur qe Edi Rama e ndjen si nje turp se une e njoh Edi Ramen. Jam ne nje pozicion te kundërt politik, por une kam bere nje beteje me te per zgjedhje te lira dhe nuk besoj qe ka qene kaq i shtirur ne ate beteje sa te mos pranoje sot se ne vendin e tij, ne qeverisjen e tij nuk ka zgjedhje, ka vetëm ankand votash.Afrim Krasniqi: Këto zgjedhje ishin me te mira se zgjedhjet e kaluara per Shqipërinë, por nëse e krahasojmë me nevojat qe ka Shqipëria dhe me standardet ndërkombëtare, këto zgjedhje ishin shume larg standardeve ndërkombëtare dhe përgjegjësia kryesore i takon atyre qe i kane organizuar qe do te thote maxhoranca aktuale, por ne thelb përgjegjësia per problemet zgjedhore ne Shqipëri eshte konsensuale, palët politike kane krijuar nje lloj sistemi klientele, i cili po merr peng përfaqësimin dhe voten qytetare. Nese vota ne mazhoritar eshte respektuar edhe eshte numëruar ne te gjithe territorin vota ne proporcional ka qene pre e trafikut dhe pazareve lokale.Ndërsa nese analizojmë rezultatin, maxhoranca fitoi serish besimin e shqiptareve dhe i takon opozitës te analizoje humbjen.Preç Zogaj: Opozita sigurisht qe ka nevoje per nje analize shume serioze sepse ka shume gara ta hapura edhe te humbura per nje grusht votash per shkak edhe te defekteve te saj ne përzgjedhjen e kandidateve apo ne kohezionin e faktorëve. Por unë jam per këtë qe duhet te analizohet me realizëm.?Afrim Krasniqi: Partia Demokratike nuk priste te fitonte, Partia Demokratike kishte nevoje te ringrihej nga rezultati katastrofik i zgjedhjeve te kaluara. Ky lloj rezultati zgjedhor nuk e ka ringritur, pjesa e ringritur është minimale dhe nese shohim numrat e bashkive ajo ka fituar nje ne 4 bashki kështu qe eshte nje nga rezultatet me te ulëta historike ne përfaqësimin lokal dhe nëse marrim parasysh se humbja e bashkive do te thotë edhe humbje e mijëra vendeve te punës per këshilltare dhe per strukture është nje goditje e dyfishte per opozitën. Dhe ne këto lloj rrethanash, opozita duhet te mendoje nje operacion emergjent ringritje morale, hapje, reformimi dhe analize gje qe deri tani nuk ka treguar sinjal se është e gatshme ta beje.Nga 61 bashki te vendit, opozita arriti te fitoje vetëm ¼, rezultat ky qe...

Share This Video


Download

  
Report form