http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thethi turistik ka festuar nën titullin ?dita e bjeshkës?. Kane qenë drejtuesit e zonave të mbrojtura në bashkëpunim me komunitetin në parqet kombëtare, ata që me anë të këtij aktiviteti kanë synuar promovimin e resurseve natyrore. Zamir Dedej, drejtori i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura tha se ky aktivitet synon promovimin e këtyre zonave që natyra i ka falur, pavarësisht indiferencës ndaj këtyre resurseve këto vite. Të gjithë të pranishmit siguruan se dyert e kullave të tyre do të jenë të hapura për miq, turistë vendas dhe të huaj. Rëndësi për prezantimin e këtij shembulli të bashkëjetesës së njeriut me natyrën ishin edhe shërbimet përmes një kulinari e të pasur me prodhime bio. Aktiviteti u mbyll me një koncert muzikor nga grupi folklorik treva për të siguruar se kjo festë do të kthehet në traditë.