http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë opozitare në Kosovë akuzojnë qeverinë se me miratimin e Gjykatës Speciale po i ofrojmë Kosovës një mostrum ligjor që cenon sovranitetin e vendit. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haranidaj tha në kuvend se ky ligj jo vetëm që nuk do të ndihmojë procesin integrues, por do ndikojë në dëmtimin e imazhit të Kosovës. Ndërsa kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, tha se amendamenti që i është propozuar Kosovës, cënon sovranitetin e shtetit. Por këtyre akuzave u është përgjigjur zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, i cili tha se nëse Kosova nuk miraton këtë gjykatë, atëherë Këshilli i Sigurimit do ta detyrojë Prishtinën zyrtare në themelimin e një institucioni të tillë. Per miratimin e Gjykatës Speciale nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Amendamenti ne fjale kërkon 94 vota. Ngritja e një institucioni të tillë është kërkuar me insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ky institucion, i cili do të ketë dy dhoma në Prishtinë, por selinë qendrore jashtë vendit, do te hetoje krimet e ushtareve te UÇK-se gjate luftës se Kosovës.