http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
21 qershori do te beje ndryshimin historik per Tiranën. Me këto fjale iu drejtua kandidati demokrat per bashkinë e kryeqytetit Halim Kosova banoreve te njësive 8,9 dhe 10, ne mbyllje te fushatës ne keto njesi. Kosova premtoi se do ta shndërroje bashkinë ne pushtetin e qytetareve.?Projekti im është transparenca, integriteti, ndershmëria, lufta ndaj korrupsionit dhe komunikimi i përditshëm dhe i drejtpërdrejt me ju. Do të pyeteni për çdo gjë. Bashkia është pushteti juaj. Është shumë e thjeshtë, e kam thënë edhe më parë. Unë nuk hyra në këtë garë, që të bëhem qytetari i parë. Nuk hyra, që të krijoj një distancë me ju. Unë vij nga ju, nga kontakti i përditshëm me ju, jam një nga ju dhe do të jem një qytetar si ju?, u shpreh kandidati demokrat për Tiranën, Halim Kosova.Kosova paraqiti prioritetet e programit,duke u ndalur tek hapja e vendeve te punes dge ulja e taksave per biznesin?Unë kam një projekt konkret me 5 pika kyçe, prioritete që kanë lindur nga komunikimi i përditshëm me qytetarët. Ujë gjatë 24 orëve, shkolla të reja e përmirësim i atyre ekzistuese, rrugë e trotuare, qytet të pastër e higjienik, ulje taksash për biznesin dhe krijimi i vendeve të punës. Programi është i detajuar, i hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të fushës. Tirana, sipas meje, nis te dera e shtëpisë. Ndërhyrjet do të ndikojnë në cilësinë e jetës, në rrugën e në lagjen tuaj?, vijoi më tej Halim Kosova?.Per Kosovën lidhja mes tij dhe qytetareve është e vërtetë dhe nuk ka nevoje per spote e postera, qe bëhen me mundin e djersen e banoreve.