BE: Zhgënjim nga Shkupi! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian do te vazhdoje te ndërmjetësoje dialogun mes liderëve politike ne Maqedoni per t?i dhëne fund krizës, pavarësisht dështimit te bisedimeve 12 oreshe te mbajtura ne Bruksel. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn, ndonëse foli per mungese përgjegjësie nga pjesëmarrësit ne bisedime, ne nje status ne rrjetet sociale e beri te qarte se nuk do te dorëzohet.?Asnjë marrëveshje përfundimtare në bisedat për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shumë i zhgënjyer nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit nga disa liderë. Qytetarët meritojnë diçka me te mire: demokraci, sundim të ligjit dhe një te ardhme evropiane. Ne nuk do të dorëzohemi?.Ne deklaratën per shtyp te Komisionit Evropian u behet thirrje kryeministrit Gruevski, kreut te opozitës Zaev dhe dy krerëve te partive shqiptare Ahmeti e Thaci të gjejnë pa vonesë një kompromis.?Bisedimet ishin te hapura dhe te detajuara, por nuk çuan ne marrëveshjen finale. BE u bën apel te gjitha partive qe ne interes e vendit dhe qytetareve te gjejnë nje kompromis politik afatgjate pa vonesa dhe te dalin me propozime konkrete bazuar ne marrëveshjen e arritur ne Shkup me 2 qershor. Zotimet e liderëve te partive duhet të zbatohen me urgjencë, ne mënyre qe vendi te beje progres ne rrugën euro-atlantike. Komisioni mbetet i gatshëm të ndihmojë lehtësimin e bisedimeve?.Bisedimet nuk u komentuan nga liderët e dy partive shqiptare, ndërsa Gruevski e Zaev fajësuan njeri-tjetrin per dështimin. Zaev nuk pranoi qe shkaktari i krizës Gruevski te drejtoje qeverinë qe do te organizoje zgjedhjet e parakohshme, ndërsa Gruevski tha se lideri i opozitës ka frike nga zgjedhjet qe do te jene nje dështim per te.

Share This Video


Download

  
Report form