http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas skandalit te ilaçeve te rimbursueshme, ku janë përfshire edhe emrat e zyrtareve te fondit te sigurimeve, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se është i gatshëm te bashkëpunoje me prokurorinë ne lidhje me këtë çështje. 47 farmaci dyshohet se kane abuzuar me recetat e ilaçeve te rimbursueshme dhe çështja është ne hetim. Beqaj tha se auditimi do te përcaktoje shkallen e konfliktit te interesit dhe masat qe do te merren me tej. Ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm ne fillimin e punimeve per rindërtimin e ish-poliklinikës iraniane, investim i cili kap shifrën e 630 mije dollarëve. Kjo qendër shëndetësore pritet te përfundojë brenda 10 muajve.