Kosovë, serbet mësyjnë veriun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur pakti i Brukselit nuk po gjen një zgjidhje në terren në veri të Kosovës, krerët e komunave veriore kanë ngritur alarmin se Serbia po kolonizon këtë zonë. Gjatë një takimi që kanë mbajtur me kreun e kuvendit Kadri Veseli, përfaqësuesit komunalë kanë thënë se me planin e ndërtimeve, por dhe me politikën e dhunimit te banesave, Beogradi zyrtar është duke ndryshuar me ritme të shpejta raportin etniko-demografik. Sipas tyre 420 shtëpi janë zënë nga serbët dhe 200 të tjera janë në ndërtim e sipër. Nëse shteti nuk ndërhyn, krerët komunalë thonë se Prishtina zyrtare do përballet me një realitet të ri në veri.Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dhe një pakt për bashkësinë e komunave serbe në veri, por deri më tani nuk është shënuar asnjë zhvillim në terren. Prishtina zyrtare kërkon shkrirjen e strukturave paralele me qëllim integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form