http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i opozitës per bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova ka premtuar uljen e taksës se pronës per te ndihmuar bizneset e mëdha qe te shtojnë vendet e punës. Gjate nje takimi me banoret e njësisë nr 2, pranë zonës se qytetit studenti, doktor Kosova ka theksuar se, nëse kjo takse ulet me 30% bizneset do te kenë mijëra euro me shume, te cilat do t?i investojnë.?Po ju them vetëm një shembull. Një ndër bizneset e mëdhaja në Tiranë paguan 70.000 euro në vit taksë vetëm për pronën. Dhe në qoftë se Bashkia e Tiranës, këtë e bën llogari çdo njeri shumë thjeshtë, i ofron këtij biznesi rreth 30% zbritje të kësaj takse, vetëm të kësaj takse do të thotë rreth 17.000 euro, do të jetë mundësi për këtë firmë që ta përdorë për vende të reja pune dhe kjo do të jetë kontrata që Bashkia e Tiranës do të bëjë me biznesin e madh?.Kosova ka premtuar edhe lehtësira per gratë ne biznes.?Gratë do të favorizohen në biznes, në mënyrë që fondi i garancisë që Bashkia e Tiranës ka ngurosur në Bankë, prej 5.2 Milion Dollarësh, në mënyrë që gratë biznesmenë, por dhe të rinjtë e me radhë, për një ide që kanë, për një projekt që kanë, të kenë mundësi të marrin financimin e duhur, në mënyrë që kjo ide mos të rrijë në mendje dhe në kokë, por të bëhet realitet. Duke prodhuar vende pune, duke prodhuar të ardhura për qytetin duke marrë kredi pa përqindje dhe pa lënë kolateral, pa lënë as shtëpi, as biznesin dhe as pronën. Është bashkia e Tiranës garantë, edhe për përqindjet, edhe për kolateralin, me një kusht që eksperti i bashkisë, ose të fushave ku ju mendoni të shtrini aktivitetin, t?u ndihmojnë që mos hyni në rrugë të gabuar dhe një ide e mirë mos t?iu kthehet në problem nesër pasnesër. Është parashikuar që ky fond të shkojë në 15 milion Euro?.Po kandidati i opozitës doktor Kosova ka apeluar edhe kundër shitjes se votës.?Unë dëgjoj lart e poshtë që kanë filluar të shiten dhe të blihen dhe i them që nuk dua të di gjë. E dinë vetë se çfarë bëjnë njerëzit, por në qoftë se hallexhiu do të mendoje të gjeje një zgjidhje për një ditë ose për dy ditë pavarësisht që është i stërmbytyr nga hallet, kjo nuk është zgjidhja që vendi kërkon në vazhdimësi.?Kosova u shfaq ne ketë takim i bindur për fitoren ne 21 qershor, pasi sipas tij qytetaret do te votojnë njeriun qe do te zgjidhe problemet e tyre.