Takimi i tretë i liderave në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët politike kryesore ne Maqedoni takohen serish ne Shkup ne përpjekje per gjetjen e zgjidhjeje per kapërcimin e krizës politike. Dy takimet e para me ndërmjetësimin e ambasadoreve te BE-se dhe SHBA, ne klubin e deputeteve dështuan ne arritjen e nje marrëveshjeje kornete. Partia ne pushtet VMRO-DPMNE, LSDM dhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH ranë dakord te vijojnë negociatat. Propozimi për formimin e një koalicioni të zgjeruar mes partive kryesore nuk është pranuar nga opozita. Ajo kërkoi qe te sigurohet barazi mes palëve dhe te jepet garanci se do te respektohen pikat, për te cilat do te arrihet konsensus. Edhe takimi i fundit ne Strasburg mes dy krerëve kryesore politike, Gruevski dhe Zaev me ndërmjetësimin e nje tresheje eurodeputetesh nuk solli asnjë te re. Zaev këmbëngul ne dorëheqjen e qeverise dhe te kryeministrit, si dhe te Prokurorit te Përgjithshëm, si dhe krijimin e nje qeverie kalimtare qe do te organizoje zgjedhjet e reja, kërkesa keto te refuzuara nga Gruevski. Lideri i opozitës sugjeroi gjithashtu qe takimet ne Shkup te jene te hapura per gazetaret. Ndërsa përpjekjet per zgjidhjen e krizës vijojnë, Zaev ka paralajmëruar se nuk do te ndalet me publikimin e përgjimeve, ku vëmendja është përqendruar ne regjistrimet per rastin ?Mostra?, ku 6 shqiptare u dënuan me burgim te përjetshëm per vrasjen e 5 maqedonasve ne vitin 2012.

Share This Video


Download

  
Report form