http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është dita e trete e grevës se urisë. 14 studenteve te Fakultetit te Mjekësisë i janë bashkuar edhe 9 te tjerë duke e çuar numrin e tyre ne 23. Ulje te tarifës dhe barazia ne arsim janë disa prej shënimeve ne këto pusulla te vogla qe qarkojnë çadrën e tyre te urisë, e cila nga e mërkura, është shtuar me krevat e batanije per te pritur te tjere student. Te vendosur pranë rektoratit te Tiranës, ata apelojnë për ndihme: Deri me tani gjendja shëndetësore e 23 studenteve greviste shfaqet e mire, megjithatë pranë tyre nuk ka një ambulance që të qëndrojë ne gadishmëri për çdo emergjencë. Megjithe kushtet e këqija klimaterike dhe uljen e temperaturave ne kryeqytet, studentet e transferuar duken te vendosur për ti qëndruar deri ne fund kërkesës e tyre bere Ministrisë se Arsimit, per ulje te tarifës universitare.