LSDM publikon “mostrën” gjatë javës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur tensionet në Maqedoni mbeten të larta, për shkak të skandalit të përgjimeve dhe aksionit me dhjetëra viktima në Kumanovë, LSDM njofton publikimin e përgjimeve për rastin mostra brenda kësaj jave. Sikurse konfirmojnë mediat vendase, që citojnë burime pranë lidhjes social demokrate të Maqedonisë në mes të kësaj jave do të dalin dy përgjimet, ?çështja mostra? dhe gjurmimet telefonike për televizionin a1. Sikurse është paralajmëruar më herët, këto regjistrime telefonike pritet të dëshmojnë se procesi për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, më 12 prill të vitit 2012, është i montuar. Për këtë ngjarje pesë shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Nëse përgjimet do të vërtetojnë këtë gjë, atëherë pritet përshkallëzim i demonstratave me qëllim largimin e Gruevskit dhe qeverisë së tij. Ndërkohë ndërkombëtarët vijojnë të përsërisin apelin e tyre për zbardhje të skandalit të përgjimeve.

Share This Video


Download

  
Report form