http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nuk e kishte kohen ne anën e tij, kryeministri Edi Rama ka vijuar prezantimin e kandidateve per anëtare te Këshillit Bashkiak ne Elbasan. Mes shiut dhe pa çadre, Rama tha se qeveria e tij ka bere maksimumin, por qe këto 18 muaj nuk kane mjaftuar per te përmbushur çdo premtim te bere. Shefi i qeverise akuzoi edhe kandidatin e opozite ne Elbasan se është duke gënjyer me premtimet qe u bën banoreve. Gjate prezantimit, kryeministri vuri theksin tek përfaqësia e grave ne Këshillin Bashkiak. Rama tha se ndryshe nga vota e unifikuar per kandidatin e bashkisë si përfaqësues i Aleancës per Shqipërinë Evropiane, per anëtaret e këshillit, qytetaret duhet te votojnë Partine Socialiste si force me vete.