Blloqet e naftes ne shitje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti shqiptar ka hapur zyrtarisht procedurat për të shitur 7 blloqet e lira të naftës të cilat më parë kanë qënë në pronësi të kompanisë Albpetrol. Me anë të këtij urdhri, Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri detyron agjensinë e burimeve natyrore që të publikojë në faqen e saj zyrtare hartën e zonave të lira dhe formularin e aplikimit për kompanitë që duan të marrin zonat naftëmbajtëse. Mënyra e përzgjedhjes së firmave do të vendoset nga grupi negociator i cili do të përcaktojë termat e marrëveshjes lidhur me planin e investimit të tyre, taksat që do të paguajnë në buxhetin e shtetit dhe vlerën që do të paguajnë pas marrjes së vendburimeve. Burime nga Ministria e Energjisë thonë për Vizion Plus se ende nuk janë përcaktuar kriteret se cila firmë do të përzgjidhet në rastin kur ka më shumë se një kërkesë, por për këtë do të hartohet një rregullore e cila do të vendosë si bazë të parë përfitimin ekonomik që do të ketë shteti shqiptar. Deri në datën 15 Qershor, Ministria mbyll palkimin për blloqet 3, 4 dhe atë të zonës së Dumres, ndërsa në datën 25 qershor është afati për katër zonat e tjera, Jon 5, Rodon, Panaja dhe blloku C.

Share This Video


Download

  
Report form