Paloka: Regjistrimi i Ramës fakton tentativat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky regjistrim i kryeministrit Edi Rama i publikuar të martën nga Sali Berisha, per Partine Demokratike është nje skandal qe duhet hetuar menjëherë nga prokuroria. Ne emër te opozitës nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se ky material fakton tentativat e dyshes Rama-Meta per te manipuluar zgjedhjet e 21 qershoritEdi Paloka:Të dy e dinë mirë se abuzimi dhe përfshirja e administratës qoftë dhe në fushatë, është shkelje e ligjit. Po a mbeten vetëm këtu urdhrat e Ramës për drejtorët? Çdo të thotë që drejtorët duhet të marrin ?nën përgjegjësi personale? çdo kuti votimi? Mos flitet për blerje votash? Mos drejtorët me paratë e korrupsionit duhet të blejnë votat në kutitë për të cilat mbajnë përgjegjësi? Çdo të thotë që secili prej tyre duhet të dijë se sa vota ka në çdo kuti për PS-LSI? Si mund të dijë një drejtor administrate se sa vota janë në një kuti votimi pa filluar ende votimi? Duket qartazi se Rama dhe Meta edhe këtë herë, më shumë se çdo herë tjetër, të bindur se do të përballen me revoltën e shqiptarëve në kutitë e votimit, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë menjëherë mbi këtë skandal.Por ne reagimin e saj Partia Socialiste e ka cilësuar shpifje deklaratën e Palokes. Shtabi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste nënvizon se kryetari i Partisë Socialiste, as nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë mbledhje me administratën për ta angazhuar atë në fushatën e PS duke përdorur detyrën e kryeministrit. Sipas sqarimit te Partise Socialiste Edi Rama ka urdhëruar që çdo anëtar i qeverisë, përfshi edhe atë vetë, t?i mbulojë me të ardhurat e veta çdo shtesë shpenzimesh karburanti gjatë periudhës së fushatës.?Kryetari i Partisë Socialiste bën mbledhjet që ka për detyrë të bëjë në çdo bashki me strukturat e partisë, ku flet pikërisht për organizimin e brendshëm dhe detyrat e çdo drejtori operacional apo përgjegjësi të zgjedhjeve lidhur me çdo qendër votimi. Në këto mbledhje marrin pa asnjë dyshim pjesë edhe anëtarë të PS që janë në role të caktuara drejtuese në administratë, ashtu sikundër besojmë se të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që janë anëtarë të PD kur mblidhen strukturat e tyre.? thuhet ne deklaratën e PS.

Share This Video


Download

  
Report form