http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse me ndarjen e re territoriale, Bashkia e Tiranës do të jetë shumë me e madhe, kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova u ka premtuar banorëve të Ndroqit, se ata nuk do ndihen te braktisur. Kosova deklaroi se nëse zgjidhet kryetar bashkie do të marr përgjegjësitë për çdo banor.?Kurrë në jetën time nuk kam pyetur se çfarë partie bën pjesë t?i që unë të bëj punën time. Absolutisht. Për mua janë gjithë qytetarët njësoj dhe vij nga një sektor siç është mjekësia, që duhet të jetë normalisht human, dhe që kurrë nuk kam bërë dallime, përkundrazi unë do të jem në krah të secilit për të bërë më të mirën për qytetarin, për këtë zonë që unë do kem në varësi?,Nje tjetër premtim qe kandidati i koalicionit te djathte u ka bere banoreve te Petreles ka qene edhe krijimi i mundësive qe prodhimet bujqësore te tregtohen ne Tirane ne kohen e duhur.?Çdo zonë ka problemet e veta. Diku duhet ndihmuar fermeri, duhet ndihmuar fshatari, që këto që ju prodhoni ti çojmë në Tiranë pa humbur kohë, pa shumë kosto, dhe të arrihet t?ju shpërblehet puna që ju bëni këtu përditë. Unë kam një plan të perfeksionuar tani se e di çfarë nuk ka shkuar mirë, se si do komunikoj me qytetarët e Tiranës. Ju do më thoni hallet, por të fillojmë nga më kryesoret e të kthejmë besimin. Kthimi i besimit është gjëja më e rëndësishme për momentin?