http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shoqëruar nga kandidatja e së majtës për bashkinë e Shkodër, Keti Bazhdari, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka vizituar Velipojën për të çelur sezonin turistik. Meta ka vlerësuar maksimalisht Bazhdarin te cilen e konsideroi zgjedhjen e duhur per Bashkinë e Shkodrës. Unë besoj se 21 qershori është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë ju, sepse keni mundësi që t?i jepni jetë dhe t?i jepni një nxitje të fortë një projekti të madh dhe transformues të qytetit ?Keti për Shkodrën?. Është një projekt i krijuar nga ju, nga vetë ambienti dhe mjedisi shkodran. Keti para disa vitesh ka qenë një prej jush, edhe ka arritur me vizion, me pasion, me këmbëngulje, jo vetëm të studiojë, jo vetëm të fillojë gjithçka pothuajse nga zero, por të ndërtojë një projekt të saj mjaft të suksesshëm, duke arritur të punësojë me qindra njerëz dhe jam i sigurt se ky projekt është në thelbin e atij projekti që ajo ka për të gjithë Shkodrën. Sipas metës Projekti ?Keti për Shkodrën? është një projekt i nisur nga vetë komuniteti i Shkodrës dhe e tajkalon ndarjen ne te majte dhe te djathte.Keti nuk ka ndërmend të ndajë shkodranët në të majtë e në të djathtë. Ajo vetë është nga origjina e saj dhe nga gjithë historia e saj një mishërim i gjithë atyre traditave të mira të shkodranëve, i vështirësive, i sakrificave që ata kanë kaluar në të shkuarën e largët, por edhe i përjetimit të gjithë këtyre sfidave që Shkodra ka përjetuar gjatë këtyre dy dekadave. Por mbi të gjitha, ajo është mishërim i pasionit të Shkodrës dhe i shkodranëve për të mbetur dhe për të qenë gjithmonë evropianë. Jo me fjalë, por me vepra dhe me arritje të prekshme. Ndaj votoni për Keti Bazhdarin, në mënyrë që Bashkia e re e Shkodrës të jetë një simbol në të gjithë Shqipërinë i përkushtimit për të arritur standardet evropiane në shërbimin ndaj qytetareve nga Velipoja e deri në Theth?Ndërkohë kandidatja e koalicionit të majtë, Keti Bazhdari vlerësoi energjinë e të rinjve. Ajo premtoi mbështetjen e ndaj e ksaj kategorie nese do te triumfoje ne zgjedhjet e 21 qershorit.