Koncerti i artistëve të verbër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo e sheh muzikën. Këto ishin fjalët e para që u shqiptuan në koncertin në teatrin eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Mbrëmja e së martës u ka dhuruar emocione të gjithëve atyre që u mungojnë drita dhe ngjyrat e artit te cilat shumë prej nesh i perceptojnë përmes syve. Janë të verbër, e megjithatë, muzikën jo vetëm e shijojnë, por edhe dinë ta përcjellin. Dirigjentja Suzana Turku, falë edhe së cilës u përcollën nota magjike për ata që nuk shohin u nderua nga Nora Malaj për këtë akt human që e ka ndërmarrë tërësisht e vetme. Emra të njohur të skenës si Koncert Maestro Robert Radoja, Pianistja Sofia Kolgjini apo regjisorja Sesilia Plasari ishin vetëm disa nga artistët që iu bashkuan këtij aktiviteti. Vetë Suzana Turku premton se nisma të tilla që ofrojnë shkëlqim në sytë e atyre që nuk mund të shohin nuk do të ndalenNisma të tilla në pamundësi për të ardhur nga institucionet shtetërore, do të mund të marrin jetë vetëm falë iniciativës së këtyre të rinjve të verbër dhe mbështetjes së tyre nga artistët e njohur.

Share This Video


Download

  
Report form