http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje rrjet i trafikut te drogës dhe prostitucionit i përbëre nga shtetas shqiptare dhe italiane eshte goditur kete te marte nga policia italiane. Operacioni i koduar ?Lemshi? çoi ne prangosjen e 8 shqiptareve dhe 8 italianeve. Arrestimet jane kryer oret e para te mëngjesit ne ne Viareggio. Ato ishin rezultat i nje hetimi te gjate te nisur qe prej shtatorit te kaluar. Droga blihej ne veri te Italise dhe me pas tregtohej ne tregun e Versilias. Grupi e kishte qendren ne Viareggio ku vendoseshin edhe kontaktet me persona te tjere ne Shqiperi. Pas kontrolleve te ushtruara ne 15 banesa u sekuestruan 112 gram kokainë, 108 gr hashash, 2 grame marihuane dhe nje grame heroine si dhe nje sasi prej 32 mije eurosh. Shqiptaret e rishisnin marihuanën për shitësit e drogës të cilët ishin përgjegjës për tregun me pakicë. Besohet qe kreu i grupit te jete 29 vjecari Taulant Marku, por nje tjeter pjesetar i rendeishem ishte Markeldo Dragusha, qe sipas policise shfrytezonte nje shtetase shqiptare per prostitucion ne Versilia. Sipas policise, roli i shtetasve italiane te perfshire ne kete rrjet ishte me i vogel dhe mes tyre figuron edhe nje sipermarres ndertimi ne Viaregio dhe nje pronar hoteli ne Pisa. Mbi te arrestuarit nje pjese e te cileve persona me precedente penale, rendojne akuzat per mbajtje dhe shperndarje te lendeve narkotike, si dhe shfrytezim prostitucioni.Të arrestuarit:Taulant markuMareldo dragushaKreshnik lleshiMiklovan legisiMareglen mhillajDritan selmaniBledar markuGentjan cizmja