http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Fusha e Maliqit, një nga tri me te mëdhatë ne vend. Dikur ajo siguronte prodhimin më të lartë në të gjithë kulturat bujqësore, por sot fermerët nuk arrijnë të marrin as gjysmën e tyre. Shkak i kësaj rënieje është mungesa e sistemit vaditës në një sipërfaqe qe zë 6000 ha të fushës së Maliqit. Ekspertët thonë se ka një zgjidhje për të rikthyer sistemin e vaditjes, realizimi i të cilit kërkon fonde. I gjithë impianti i trashëguar, sot mungon, pasi është shitur për skrap ne Maqedoni. Për pasoje, sot merren 30 kuintal për hektar nga 70 qe prodhoheshin dikur. Ne këto kushte, shpresa e vetme për banoret, është shiu. Prej më tepër se 15 vitesh mungon investimi në fushën e Korçës, me një sipërfaqe prej 12.000 ha, e cila në pjesën më të madhe të saj përmbytet gjatë dimrit dhe thahet gjatë verës.