http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas sulmit në kufi të Maqedonisë, të cilin Shkupi zyrtar e cilësoi si një akt terrorist, policia në vend ka nisur kontrollet në shtëpitë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët me një komunikatë, morën përsipër sulmin. Deri më tani, nga kontrollet nuk rezulton të ketë fakte konkrete. Ata kanë ndaluar vetëm Rexhep Rexhepin dhe dy vëllezërit e tij, që u arrestuan të enjten, të cilët do të qëndrojnë 30 ditë në paraburgim. Sikurse bëhet me dije, në shtëpitë e tyre janë gjendur lëndë shpërthyese dhe armë të tjera. Megjithatë, nuk ka fakte të mjaftueshme që i bën ata përgjegjës për sulmin në Gornjice. Sipas mediave, gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe një flamur shqiptar me mbishkrimin Iliria, ftesë e UÇK-së, dhjetëra CD, telefona celular, karta telefoni, USB dhe disa fotografi. Pas të ashtuquajturit ?sulm terrorist? në kufi, Shkupi zyrtar është duke kërkuar autorët e tij. Lideri i opozitës Zoran Zaev, e cilësoi aktin si të montuar nga qeveria, për të hequr vëmendjen nga skandali i përgjimeve dhe problemet e tjera në Maqedoni.