Homazhe për Met Begën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është përcjellë për në banesën e fundit aktori i njohur i humorit, Met Bega. Homazhet janë mbajtur paraditen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar. Miq, kolegë dhe artistë të njohur të skenës i dhanë lamtumirën me duartrokitje aktorit që njihet për notat ndryshe të humorit që përcillte. Met Bega ishte nga të paktët aktorë që nuk përdori banalitetet e së përditshmes në artin e tij. Artisti numëron më shumë se 40 vite në skenën e teatrit dhe në kinematografi. Do të mbahet mend për rolet e tij në filmat: ?Dy herë mat?, ?Stolat në park? apo ?Telat e violinës?. Bega është nderuar edhe me çmimin ?Naim Frashëri i artë?.Vitet e fundit Met Bega i mungoi humorit për shkak të sëmundjes së parkinsonit, prej së cilës u largua edhe nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Share This Video


Download

  
Report form