http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidatët për 61 bashkitë kanë marrë porositë organizative për zgjedhjet e 21 qershorit. Në një takim zhvilluar me dyer të mbyllura, në Akademinë e Arteve, në prezencë të kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kabinetit qeveritar dhe deputetëve të dy partive kryesore, u fol mbi strategjinë që do të ndiqet në fushatën elektorale. Parimet që do të ndjekë koalicioni i majtë, do të jenë për një frymë gjithëpërfshirëse dhe pozitive në takimet me zgjedhësit.Të njëjtën fryme pozitiviste që synohet të përcjellë në këtë fushatë, mazhoranca pret edhe nga opozita. Në zgjedhjet lokale, Peleshi tha se kandidatët e mazhorancës do të shihen si përfaqësues të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, pa bërë dallime nëse janë të propozuar nga PS apo LSI. Më herët, kandidati socialist për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, zhvilloi një takim kokë më kokë me deputetin Pandeli Majko, i përfolur më parë si kandidat potencial për bashkinë më të rëndësishme të vendit.