Dosja e shpërthimeve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numrat celularë dhe vendndodhja e tyre, kanë çuar hetuesit në zbardhjen e shpërthimit të 10 shkurtit në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe tentativën për shpërthim në rrugën ?Vasil Shanto?.Ne vendimin e zbardhur te masës se sigurimit te Emirjon Gjutes, verifikimi i të paktën 10 numrave celularë, çoi në përfundimin se 7 persona kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në planin e vendosjes së tritolit. Nga të dhënat e hetuesve, rezulton se në planifikimin e atentateve janë përdorur numra të cilët për herë të parë janë aktivizuar 10 ditë para shpërthimit dhe të gjithë kanë qenë të regjistruar në emra të personave të tjerë, të cilët nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda hetuesit kanë mësuar se pas shpërthimeve të 10 shkurtit të gjithë numrat janë aktivizuar dhe pothuajse çdo ditë flisnin me tre numra qelizat e së cilëve tregonin se vinin nga zona e rrugës së Elbasanit në biznesin e personit të shpallur në kërkim Vladimir Gjuta. Po ashtu, thuhet në vendim se celulari i përdorur në bombën e pa shpërthyer, ka numra identifikues dhe sipas të cilëve përdorej nga Baftjar Bruka edhe ky i shpallur në kërkim.Për aktet terroriste të 10 shkurtit, Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon tre pjesëtaret e te njëjtit fis Emirjon, Ernest e Vladimir Gjuta. Sipas Prokurorisë, këta persona kanë bashkëpunuar me Lumjan Matmujën, Erjon Dulen, Kamber e Baftjar Brukën në organizimin dhe vendosjen e tritolit.

Share This Video


Download

  
Report form