http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e zjarrit qe përfshiu mëngjesin e kësaj te hënë nje magazine tapetesh ne kilometrin 3 te autostradës Tirane-Durres. Magazina u përfshi nga flaket rreth orës 9.15 te paradites. Brenda saj ndodheshin nje sasi e konsiderueshme tapetesh dhe sixhadesh, qje qe ndikoi qe flaket te përhapeshin me shpejtësi ne te gjithe godinën, duke rrezikuar edhe bizneset përreth. Ne vendngjarje kane mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe ato te rendit si dhe disa autoambulanca. Tre punonjës te magazinës, te ciles u asfiksuan nga flaket u dërguan me urgjence drejt spitalit ku kane marre ndihmën e pare dhe tashme jane jashtë rrezikut për jetën. Por venia nen kontroll e zjarrit ka qene shume e vështire, gje qe ka sjelle nevojën e mbërritjes se zjarrfikëseve nga Durrësi. Pronari i magazinës Raged Jajazi është nje shtetas sirian, i cili prej 10 vitesh ka ngritur këtë biznes ne kryeqytet, por qe ishte përfshire edhe njëherë nga flaket. Ne ndihme te bashkatdhetarit te tyre kane mbërritur edhe te tjere shtetas siriane, te cilet jetojnë ne Shqipëri. Policia ka nisur hetimet per shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet edhe mundësia per nje zjarrvenie te qëllimshme. Ndërkohë qe demet e shkaktuar jane jashtëzakonisht te mëdha.