http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha mbajti nje fjalim relativisht te gjate ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat duke paralajmëruar serish nje seance maratone ne kuvend. Para deputeteve e medias, kryetari i PD foli per te gjithë problematiken e ditëve te fundit nga situata ne Patos Marinze, tek masakra ne Vlore; nga lirimi i Arben Frrokut tek fshehja e informacionit per vëllain e tij Mark Frroku; nga statistikat ekonomike tek paketa e propozimeve te PD për ulje taksash. Por vendin e pare ne fjalimin e liderit te opozitës e zunë banoret e Marinzes, per te cilët Basha ka theksuar se duhen dëmshpërblyer. Basha ka theksuar se opozita nuk do tërhiqet nga kërkesa per dorëheqjen e Ilir Metes ne mënyre qe te kete nje hetim te paanshëm per çështjen ?Doshi?; ashtu si nuk do tërhiqet nga denoncimi per fshehjen e informacionit te Interpolit per deputetin Frroku. E ndërsa ka kritikuar sjelljen e kryeministrit Rama ne seancën e kaluar, Basha ka gjetur kohe te falënderoje edhe Jozefina Topallin per peshën qe mbajti per balle liderit te mazhorances. Nje dite para seancës, Basha i ka bere thirrje shumicës te pranoje paketën e Partisë Demokratike per naftën dhe energjinë. Por kur rrëzimi i kësaj pakete eshte tashme i sigurt, Basha ka përsëritur se PD ka gati ofertën e re per qytetaret.