Ligji për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 30 janar 2014. Zbatimi i këtij ligji filloi menjëherë me një aksion për të ndëshkuar shkelësit dhe për të sekuestruar armët e gjuetisë së paligjshme. 420 armë janë sekuestruar brenda një viti dhe mbi 30 persona janë penalizuar me masë administrative.