Kur ka përfunduar afati i aplikimit për në shkollat e larta të maturantëve të qarkut të Tiranës dhe vijojnë qarqet e tjera, në Universitetin e Tiranës janë në pritje të dhënave nga AKP deri në datën 30 gusht. Pas kësaj date, në sekretaritë e fakulteteve do të bëhet rankimi i fituesve sipas kritereve të përcaktuara.