Dopingu, pezullohen peshëngritësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes pezulloi me dy vjet nga aktivitetet sportive Daniel Godellin dhe Romela Begaj, ndërsa Hysen Pulaku me 8 vjet per rast te përsëritur. Dy sportistet e pare rezultuan pozitiv ne testin antidoping me substancën stanozolol pas botërorit te Kazakistanit. Pas konfirmimit edhe ne testin B pozitiv, IWF vendosi te pezulloje dy atletet Daniel Godelli kampione bote ne dy garesh dhe Romela Begaj kampione e botes ne stilin e shkëputjes. Ishte nje veprim qe pritej nga Federata Ndërkombëtare edhe pse sportistet iu nënshtruan testit B ne muajin dhjetor për te provuar pafajësinë e tyre. Nderkohe përgjigja per sportistin Hysen Pulaku kishte ardhur kohe me pare ku ishte vërtetuar pozitiv ne testin antidoping per përdorim te substancës stanozolol. Meqë rasti i këtij sportisti ishte i përsëritur pas skandalit ne Lojërat Olimpike Londer 2012, IWF vendosi një dënim mjaft te ashpër duke e pezulluar 8 vjet nga aktivitetet ndërkombëtare dhe kombëtare. Kështu ne evropianin e Tbilisit ne Gjeorgji pas tërheqjes edhe te Erkand Qerimaj, Shqipëria do te përfaqësohet vetem me sportisten Shqiponja Brahja.

Share This Video


Download

  
Report form