Lirohet drejtori i Interpolit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës liroi drejtorin e Interpolit, Artan Bajraktari, i cili u akuzua se ka fshehur kërkesën e Belgjikës për deputetin Mark Frroku. Në masën e sigurisë Prokuroria kërkoi detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra, por Gjykata argumentoi se nuk ka vepër penale dhe se Bajraktari nuk ka shkelur ligjin. Ndërkohë Gjykata caktoi ?detyrim paraqitje? për Loreta Allën, specialisten e Sektorit ne Interpol Tirana si dhe cilësoi të ligjshëm pezullimin e saj nga detyra. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndaloi gjatë orëve të vona të së hënës dy drejtuesit e lartë të Interpolit Artan Bajraktari dhe Loreta Alla. Ata nuk kishin njoftuar autoritetet që Frroku ka qenë i kërkuar në Belgjikë, pasi kërkesa nga autoritetet belge kishte mbërritur në Tiranë në janar të këtij viti. Po për këtë çështje dha dorëheqjen dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, i cili e quajti rastin si cenim i imazhit të policisë, edhe pse ishte vetë ajo që korrigjoi gabimin.

Share This Video


Download

  
Report form