Kosovë, 16 vjet nga bombardimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
78 dite bombardime te NATO-s ne ish-Jugosllavi çuan ne dëbimin e forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova ne vitin 1999.Sot shënohen 16 vjet nga dita kur forcat e Aleancës se Atlantikut Verior nisen fushatën e sulmeve ajrore, vendimtare per te ardhmen e Kosovës, e cila ne vitin 2008 shpalli pavarësinë. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s nen udhëheqjen e SHBA, zgjoi shpresat e shqiptareve te Kosovës qe kishin pësuar prej vitesh shtypjen e regjimit te Milloshevicit dhe dëbimet masive. Më 10 qershor, NATO nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës dhe sundimit të Beogradit.Pas bombardimeve u krijuan kushtet per kthimin e rreth nje milion kosovareve qe ishin larguar nga vendi per t?u shpëtuar tmerreve.24 marsi i vitit 1999 per kryeministrin Isa Mustafa shënoi fillimin e fundit te luftes dhe fillimin e lirise se Kosoves. Ky përvjetor e gjen vendin me prane aleancës ushtarake te perëndimit. Forca e Sigurisë së Kosovës tani, si Forcë e ardhshme e Armatosur e Kosovës duhet te kryeje reformat e duhura për të plotësuar kriteret deri ne anëtarësimin në Aleancë.

Share This Video


Download

  
Report form