14 vjet nga vrasja e Azemit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 9

Kryeministri Berisha dhe drejtues te larte te mazhorances kryen homazhe dhe vendosen kurora me lule në memorialin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Ne 14 vjetorin e ekzekutimit te liderit te dhjetorit dhe truprojës se tij, në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua ceremonia përkujtimore. Shefi i qeverise Berisha e quajti krimin, si vrasja e shekullit. Azem Hajdari u ekzekutua para selisë blu mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pas një telefonate qe e nxori atë nga zyra partiake. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe truproja I tij Besim Cerja. Kreu demokrat Berisha deklaroi po atë mbrëmje emrat e vrasësve, duke akuzuar drejtpërdrejt për mbështetje te tyre nga qeveria dhe kryeministri i kohës Fatos Nano. Berisha premtoi rihapje te dosjes se hetimit për vrasjen Hajdari, sapo te vinte ne pushtet, por edhe pse është ne fund te mandatit te dyte qeverisës, asnjë veprim nuk është ndërmarrë ne këtë drejtim. Lideri demokrat nuk pranoi asnjëherë te ngjiste shkallet e organit te akuzës per te dhëne dëshminë e tij, gje qe e beri vetëm ne selinë e ambasadës amerikane ne tirane. Per ekzekutimin e Azem Hajdarit u dënuan 4 persona, nder ta, Jaho Mulosmani vuan dënimin me burg përjetë.

Prime Minister Berisha and senior majority performs homage and placed wreaths at the memorial of Hero of Democracy, Azem Hajdari. On the 14th anniversary of the execution of the leader of the December and his bodyguard at the Democratic Party headquarters memorial ceremony was held. Berisha government chief called the crime, the murder of the century. Azem Hajdari was executed in front blue evening of 12 September 1998, after a call that brought him from the party office. By shooting was killed his bodyguard Cerje Trust. Democratic leader Sali Berisha said that same evening the names of the killers, charging directly for their support from the government and Prime Minister Fatos Nano time. Berisha promised reopening the file that Hajdari murder investigation, when they came to power, but even though it is at the end of the second term government, no action has been taken in this direction. Democrat leader refused ever to climb the steps of the prosecution to give his testimony, which made only in the headquarters of the American Embassy in Tirana. For the execution of Azem Hajdari was sentenced to 4 people, among them, Jaho Mulosmani is sentenced to prison forever.

Share This Video


Download

  
Report form