Sistemimi i kabllove ajrore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e aksionit qe AKEP ka nisur ne mënyrë te paligjshme, për te prere kabllot ajror te internetit, Bashkia Fier jep shembullin se si ky proces duhet te kryhet pa kosto për abonentët dhe kompanitë. Bizneset dhe bashkia kane arritur ne një marrëveshje, e cila parashikon dhënien e kohës se nevojshme qe kompanitë te kryejnë investimet e nevojshme nëntokësore dhe me pas heqjen e kabllove ajrore. Nënkryetari i Bashkisë Fier, Flamur Mato, ka deklaruar se kompanive iu është kërkuar të shpejtojnë procesin pasi janë duke u kryer punime ne bulevardin kryesor te qytetit. Edhe ne Tiranë, mes biznesit dhe Ministrisë se Inovacionit është arritur e njëjta marrëveshje, por zyrtaret e ministrisë si dhe Agjencia e Komunikimeve Elektronike po bëjnë te kundërtën duke prere lidhjen ne te gjithë kryeqytetin. Këto dy institucione kane shpërfillur edhe kërkesat e vazhdueshme te bizneseve per te ndërprere këtë aksion, deri ne gjetjen e një zgjedhje alternative. Kokëfortësia e institucioneve u ka sjelle një dem te konsiderueshme kompanive, si dhe ka lëne pa shërbim abonentët. I gjithë ky aksion është ndermarre ne kuadër te estetikes ne qytet.

Share This Video


Download

  
Report form