Rama në Samitin Ndërkombëtar të Naftës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strategjia e qeverisë për të rritur të ardhurat dhe ekonominë është shfrytëzimi i plotë i të gjitha burimeve naftëmbajtëse në Shqipëri, përfshirë edhe ato që ndodhen në det.Edi Rama:Jemi në fazën e vlerësimit financiar dhe sizmologjik të burimeve në detNë samitin e parë Ndërkombëtar Të naftës dhe Gazit që organizohet në Shqipëri, Rama ftoi investitorët e huaj që të marrin në shfrytëzim blloqet e lira të cilat më parë i përkisnin kompanisë Albpetrol.Kryeministri njoftoi se zyrtarisht këtë vit do të nisë edhe privatizimi i kësaj kompanie.Edi Rama:Ne nuk do ta bëjmë si qeveria e mëparshme por do ti heqim asetet dhe kompania do të privatizohetNë fund të fjalës, kryeministri tha se qeveria nuk i sheh grosistët e prodhimit të naftës si kompani, të cilat kanë paratë për të dhënë në një shtet e më pas të shfrytëzojnë nëntokën tonë, por i sheh si biznese të cilat vijnë dhe sjellin dije për menaxhimin e ekonomisë.Edi Rama:Dua ta mbyll fjalën time duke thënë se ne nuk i shohim njerëzit që merren me naftë, si njerëz që kanë kontakt me paranë, por me dijen. ata mund të na ndihmojnë se si mund të shfrytëzojmë më mirë burimet tonaNdërsa Ministri i Energjisë njoftoi se qeveria ka bërë gati procedurat për dhënien me koncesion të tre blloqeve të para të Albpetrol.Damian Gjiknuri:Që punë ditësh do të nisë tenderi për dhënien me koncesion të 3 blloqeve të paraJanë 13 vendburime nafte të Albpetrol që pritet të jepen për shfrytëzim këtë vit. Shqipëria nuk i ka të pakta rastet kur kompani të huaja kanë ardhur për të prodhuar dhe marrë naftën tonë, por sfida që mbetet janë të ardhurat në buxhet që do të arrihen të sigurohen nga këto firma. Edhe pse në 2014-ën janë nxjerrë 1.4 milion tonë naftë nga nëntoka, taksat që kompani si Bankres Petrolium derdhin në buxhet janë minimale.

Share This Video


Download

  
Report form