Nëna mbyt djalin në gjumë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Lushnjës ku nena ka mbytur djalin me litar ne gjumë dhe ka lajmëruar policinë pas 12 orësh. Hatixhe Ahmetaj 71 vjeç e ka kryer vrasjen e te birit Pëllumb Ahmetaj 38 vjeç, pas problemeve te shumta qe ai i sillte. Ne dëshminë rrëqethëse, nena vrasëse pranon se ka pritur qe djali te flinte dhe me pas e ka mbytur me litar. Sipas 71-vjeçares, djali ishte përdorues droge dhe i sillte shqetësime. Këtë version e konfirmojnë edhe fqinjet e viktimës. Sipas policisë, Pellum Ahmetaj, ishte person problematik dhe dyshohet se para dy vitesh ai kishte përdhunuar nenën e tij. Nga ekspertiza ne trupin e viktimës janë gjetur shenjat e mbytjes çka vërtetoi dëshminë e autores se krimit te rende.

Share This Video


Download

  
Report form