Kryeministri Mustafa “mbron” Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri kosovar Isa Mustafa është i bindur se Gjykata Speciale nuk do ta dëmtoje imazhin e UCK per luftën e saj te pastër. Gjate nje vizite ne Gjakove shefi i qeverise theksoi se aktiviteti i gjykatës do te jete i fokusuar ne individët per te cilët pretendohet te kenë kryer krime lufte. Për Mustafen gjykata qe pritet te nise funksionimin pas miratimit ne kuvend, do te heqë dyshimet për UCK-ne. Por partia me e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar ate te dëmshme për Kosovën, pasi do te ishte pjese e sistemit gjyqësor të Kosovës si strukturë paralele. Edhe përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovën janë shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Për themelimin e Gjykatës nevojiten ndryshime te kushtetueses per te cilat do te shprehet Gjykata Kushtetuese, ndërsa votimi ne kuvend pritet te jete i vështire pasi nevojiten dy te tretat e votave.

Share This Video


Download

  
Report form