80 mijë të punësuar më shumë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në harkun kohor të një viti numri i të punësuarve në Shqipëri është rritur me 82 mijë. Këto janë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave, i cili ka publikuar anketën e forcave të punës. Pranvera Elezi, shefe e sektorit të tregut të punës, thotë se sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh janë: përpunuesit, ndërtimi dhe industria nxjerrëse. Por një shifër kontradiktore del në pah nëse shihet numri i të papunëve të cilët po ashtu janë në rritje. Në një vit, të regjistruarit si të papunë rezultojnë të jenë rritur me 30 mijë.Por nga ana tjetër biznesi bën fajtor sektorin bankar për i cili ka qenë i kursyer në dhënien e krimeve për ta në mënyrë që të rriten investimet e po kështu edhe punësimi. Mimoza Vojka thotë se interesat janë të larta, ndërsa shpjegon se profili i njerëzve që punësohen po ndryshon dita - ditës. Kredia në ekonomi është në rënie dhe nga ana tjetër edhe fuqia blerëse, dy tregues këta të cilët tregojnë dobësinë e ekonomisë.Ekspertët mendojnë se e vetmja shpresë është hapja e vendeve të reja të punës, të cilat vijnë përmes hapjes së bizneseve e më pas shtimit të punësimit. Pavarësisht kësaj shifra prej 82 mijë më shumë të punësuarish shihet të vijë edhe nga formalizimi i ekonomisë duke rritur numrin e të siguruarve.

Share This Video


Download

  
Report form