http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Ministrave ka thyer tabunë e festimit të 7 marsit me ceremoni klishe. Një projekt është ideuar dhe do nisë shumë shpejt zbatimin. Shume prej shkollave të mesme, do të jenë nën patronazhin e veçantë të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama do të jetë përgjegjës për shkollat ?28 Nëntori? në Shkodër dhe ?Ali Demi? në Vlorë. Projekti synon nxitjen e bashkëpunimit mes stafit akademik, studentëve dhe mësuesve, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për kultivimin e ideve, për t?i shndërruar më pas në projekte. Kryeministri theksoi se duhet investuar për projektimin e ëndrrave dhe ambicieve.?Duhen mësuar si bëhet projektet. Xhorxh Sorros ka një shprehje: Kush kërkon para për bukë, nuk kam, kush kërkon para për ide, kam??.Kreu i qeverisë theksoi se duhet tejkaluar ideja se vetëm administrata shtetërore është burim punësimi.?Jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë sforco të madhe për rritje punësimi. Të rinjtë kërkojmë mundësi nga shteti dhe rrallë shohin mundësinë tek idetë e tyre??.Një projekt i dytë për zhvillimin e komunitetit në shkolla është edhe ai i angazhimit të basketbollistëve, që kanë bërë histori, për të dhënë mësim në shkolla të ndryshme të vendit.