http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur marrjen ne pyetje te te gjithë personave qe kane dijeni per atentatin e mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi, Partia Demokratike kallëzuar penalisht ne prokurori për shpërdorim detyre dhe pengim te zbulimit te te vërtetës, Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm te policisë, Artan Didi. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani i shoqëruar edhe nga juristi Ivi Kaso, ka depozituar kallëzimin e më pas, kanë qëndruar për rreth 30 minuta me kreun e prokurorisë Adriatik Llalla. Pas daljes nga organi i akuzës, Riastani tha se Ministri i Brendshëm, nuk ka bere veprime te një zyrtari, por veprime si te një anëtari te bandës. Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin ndaj Ministrit të Brendshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe për njësërë veprash të tjera si pengimi për zbulimin e së vërtetës apo për moskallëzim të krimit. Një zhvillim shumë i shëmtuar me ngjarjen ?Doshi? dhe patjetër është një ngjarje e denjë për këtë bandë që kemi në pushtet. Ju e dini që ministri i Brendshëm ka kryer veprimet jo si një shtetar dhe jo ashtu siç një shtetari i takonte të vepronte, por tamam si një shok i bandës i cili ulet me njerëz me precedent penalë, me njerëz që dyshohet se janë të porositur për të kryer vrasje, në ambjente zyrtare apo në ambjente jo zyrtare. Më pas deklaron në mënyrë të përçartur se është ai që ka bërë hetimet, është ai që ka bërë edhe konkluzionin, është edhe ai që në fund fare jep edhe vendimin. Lidhur me kallëzimin që ne kemi bërë është e vërtetë që do punë dhe përpjekje, përkushtim dhe cilësi në hetim për të provuar nëse është e vërtetë që kreu i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Por është një hetim formal nga pikëpamja e procedurës që duhet ndjekur për të vazhduar e vërtetuar që ministri i Brendshëm ka shpërdoruar detyrën, ka penguar zbulimin e së vërtetës, nuk ka kallëzuar krimin sipas detyrimit që ka?,Ristani tha se besonte ne hetimin e plote te ngjarjes dhe inkurajonte Prokurorinë e Përgjithshme që të ngrihet në nivelin e duhur ashtu siç i takon një prokurorie të një vendi demokratik si dhe të shmanget nga presioni, tensionet politike, apo interesat politike.