Fondet e BE për inovacionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset shqiptare tashmë mund të përfitojnë nga fondet që do të japë Bashkimi Europian për nxitjen e inovacionit. Të gjitha ndërmarrjet të cilat klasifikohen si të vogla ose të mesme, mund të aplikojnë pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe nëse kanë një ide, atëherë ato do të përfitojnë një grant, i cili do të financojë idenë e tyre. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka firmosur marrëveshjen, e cila i mundëson edhe Shqipërisë që të përfitojë nga fondi prej 2.3 miliard eurosh që jepet për vendet e Europës Juglindore. Ky buxhet do të jetë në dispozicion të bizneseve të këtyre vendeve deri në vitin 2020. GrantI vjen në formën e një kredie, e cila nuk kërkon kolateral, por qëllimi është përmirësimi i teknologjisë se bizneseve dhe rritjes se konkurrueshmerise.

Share This Video


Download

  
Report form